Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Transfërmimi i Kërpëratës”/ Fjalimi i deputetes Halilaj që shkriu në gaz parlamentin, rezulton ‘copy-paste”

11:31 / October 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Majlinda Halilaj fjalimin e “Korporatës”
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, gjatë seancës plenare të datë 18 tetorit, u bë ‘hit’ në rrjetet sociale pas  fjalimit të saj të lexuar plotë gafa dhe gabime.Pas një punë disa ditore shërbimet e Kuvendit kanë arritur ta transkriptojnë fjalimin e deputetes Halili, ku ajo fliste për “Korporatën e Investimeve”.

Fjalimi i deputetes që zuri vendin e Lulzim Bashës në Parlament rezulton ‘copy-paste’.

Deputetja Halili ka lexuar në Parlament fjalimin e mbajtur nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, një ndër ekspertet më të mirë të ekonomisë në PD.

Më poshtë disa nga pasazhet e fjalimit të Tabakut dhe deputetes Halilaj, që e lexoi këtë fjalimin në një mënyrë qesharake.

Fjalimi i Jorida Tabakut

Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privatët.

Fjalimi i Majlinda Halilit

Projektligji i Korporatës së Investimeve që pritet të miratohet nga kjo qeveri, e bën atë pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vendin tonë, pra, sipas nesh, e bën pronare të ligjshme këtë qeveri pa i dhënë llogari askujt. Kjo mund të përdorë pushtetin për të shpërndarë prona publike tek të njëjtët oligarkë apo te persona të paindetifikuar.

Ne, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, mendojmë se ky projektligj shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Korporatës, ndërsa sot qeveria po lejon që prona publike t’i kalohet menjëherë kadastrës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti te privatët.

  

fjalimi Majlinda Halili Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agron Shehaj: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Berishën!

22:20 / February 2, 2026

Agron Shehaj e thotë troç: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

22:39 / January 29, 2026

A do tërhiqet opozita? Ja si përgjigjet Sali Berisha, se kur do jetë protesta e radhës

13:40 / January 25, 2026

Bojkoti nga opozita i komisionit të Reformës Territoriale, PS kërkesë Kuvendit: Të hiqen pariteti dhe e drejta e vetos, nuk kemi kohë për të humbur

12:04 / January 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.