Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite

16:51 / September 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 18 at 4.33.21 PM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruan të hënën memorandumin e bashkëpunimit, i cili do të nxis transformimin digjital me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe qasjes në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për mediat ka dhënë detaje mbi memorandumin e nënshkruar mes dy vendeve sot. Ministria e Drejtësisë bën të ditur se memorandumi u nënshkrua në Tiranë, në vizitën e parë që një Ministër i Drejtësisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite zhvillon në Shqipëri.

“Sot, në një takim zyrtar në Tiranë, Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Waleed Mohammed Alsmani, u prit me nderim nga Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë. Në këtë kontekst, është nënshkruar një Memorandum i Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Drejtësisë. Ky memorandum synon të realizojë qëllime të rëndësishme, duke përfshirë përkrahjen për transformimin digjital të sistemeve të drejtësisë, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të specializuara. Bashkëpunimin në fusha të tjera që do të përcaktohen në vijim të këtij Memorandumi”, bën të ditur Ministria e Drejtësisë.

Marrëveshja e sotme ndërmjet dy palëve do të shërbejë si pikënisje e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë, që shumë shpejt do të zgjerohet edhe me një tjetër marrëveshje me karakter civil dhe tregtar.

drejtesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.