Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

08:31 / January 24, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6871
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në vitin 2026 do të përballet me rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve. “Për vitin 2026, sektori i transportit publik pritet të regjistrojë rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve.

Ndikimi pritet të jetë më i madh te transporti urban, ku gjatë verës së kaluar përdorimi ishte më i lartë se zakonisht midis qershorit dhe shtatorit, për shkak të pushimeve të shkollave dhe mbylljes së disa sektorëve të punës. Fluksi i turistëve bëri që operatorët të mos ulnin numrin e mjeteve në qarkullim”.

Ndërkohë, transporti ndërqytetas pritet të ketë ndikim të kufizuar, përjashtuar disa linja bregdetare me fluks turistësh. Ai vlerëson se numri i përdoruesve do të jetë më i lartë se në vitin 2025. Memaj thekson gjithashtu se çmimet e karburantit dhe energjisë mbeten faktor kryesor i kostove operuese. Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale pritet të rrisë presionin mbi rritjen e pagave të shoferëve, mekanikëve dhe stafit për 2026 dhe koston për kompanitë e transportit të pasagjerëve.

“Çmimet e karburantit dhe kostoja e energjisë mbeten faktorë kryesorë të kostove operuese për autobusët. Megjithëse çmimet ndryshojnë, paqëndrueshmëria energjetike dhe luhatjet globale rrisin mundësinë e rritjes së kostove. Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale, siç parashikohet në projektbuxhet dhe njoftimet shtetërore për vitin 2026, rrit presionin mbi pagat e shoferëve, mekanikëve dhe stafit. Rritjet e pagave në sektorin publik ndikojnë shpesh edhe te pagat private në fusha si transporti, siç ka ndodhur më parë në sektorin e ndërtimit, ku tatimet publikuan listat e pagave sipas profesioneve”. Në muajin nëntor 2025, Bashkia e Kamzës miratoi rritjen e çmimit të biletave për dy linja urbane, nga 40 në 50 lekë, si dhe rritjen e abonimeve të linjës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, thotë se ky vendim erdhi pas mungesës së subvencioneve që operatorët kanë kërkuar vazhdimisht. Ndryshe nga Kamza, Bashkia e Tiranës subvencionon transportin urban prej më shumë se dy vitesh, ndërsa Kamza nuk ka dhënë sinjale mbështetjeje.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës thekson se rritja e çmimit dhe e abonimeve nuk është e drejtë, pasi preken vetëm dy linja, ndërsa të tjerat mbeten pa mbështetje. Ai thotë se operatorët kombëtarë nuk kanë bërë kërkesa të unifikuara për rritjen e çmimeve për vitin 2026.

“Nëse subvencionet për linjat urbane vazhdojnë, nuk do të ketë kërkesa për rritje. Ndërsa për linjat ndërqytetase, kërkesa për mbështetje ose indeksim të çmimit të biletës mund të bëhet vetëm në rast të rritjes së ndjeshme të kostove”.

Nga shtatori 2026, shoqëria “MobAI”, me kapital 100% shtetëror, do të kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës për funksionimin e transportit publik rrugor, përfshirë parkun e autobusëve, pikat e karikimit të mjeteve elektrike, sistemin e biletave elektronike.

Me një vendim të miratuar në vitin 2025 nga Këshilli i Ministrave, është themeluar shoqëria aksionere me kapital 100% shtetëror “MobAl”, sh.a., me qëllim organizimin dhe operimin e shërbimit të transportit publik rrugor në Shqipëri. Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksioner i vetëm.

Por sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, roli dhe funksionimi i saj ende nuk janë të qarta, pasi asnjë nga grupet e interesit nuk ka qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk është dhënë ndonjë opinion mbi mënyrën e funksionimit.

“Aktualisht, për linjat ndërqytetase funksionon platforma ‘e-Transport’ nga e-Albania, ku bëhet aplikimi për certifikim dhe licencim. Nuk dihet pse është menduar krijimi i një shoqërie shtetërore që të menaxhojë këtë pjesë të transportit”, thotë ai.

Ndërqytetas transporti urban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.