Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Me mjete të ushtrisë dhe nën monitorim nga Policia e Shtetit, në Vlorë ditën e sotme kanë mbërritur materialet zgjedhore.
Ato janë vendosur në ambientet e Pallatit të Sportit dhe më pas do të nisë shpërndarja në KZAZ-të përkatëse.
Në total, Bashkia e Vlorës ka 255 qendra votimi dhe katër KZAZ.