Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Tranzit’/ Përfundon operacioni anti-drogë, arrestohet vëllai i shefit të policisë së Dibrës

12:23 / January 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1567583171 1562253228prangaokok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion anti-drogë në Tiranë dhe Dibër.

Gjatë këtij operacioni në pranga ka rënë dhe Pajtim Aga, i cili mësohet se është vëllai i një shefi Policie Robert Aga, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”.

Aksioni është zhvilluar në 5 qytete, pas disa muajsh hetime dhe përgjime për trafik droge.

Njoftimi i plote

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “TRANZIT”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe DVP Dibër.

Vihen në pranga 7 persona.

Sekuestrohen 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Pajtim Aga., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Fatos Deda, 37 vjeç, banues në Shëngjin.

Marsida Piperi, 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

antidroge Diber Operacioni Policia tranzit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.