Në burgun e grave në Honduras në Amerikën Qëndrore kanë shpërthyer trazirat, dhe janë shënuar 41 viktima.
Sherri ka nisur si një përleshje mes bandave, pas së cilës njëra nga bandat ka djegur një qeli të burgut. Zyrtarët kanë deklaruar se zjarri i rënë në qeli ka shkaktuar pjesën më të madhe të viktimave, por disa prej të burgosurave u qëlluan për vdekje.
Zëvendësministrja e Sigurisë e vendit, Julissa Villanueva, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka premtuar se do të godasë dhunën. Ajo autorizoi gjithashtu ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë. “Humbja e jetëve njerëzore nuk do të tolerohet”,-tha Villanueva.
Hondurasi është i njohur për korrupsionin dhe dhunën e bandave, të cilat kanë depërtuar dhe në institucionet qeveritare. Ky vend është po ashtu një rrugë kryesore tranziti për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut dhe SHBA.