Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ndau një pozë të vjetër me dy kolëget dhe miqtë e tij, Julian Deda dhe Gent Zenelaj, duke na dhënë shpresë se mund të kishte një rikthim të treshes s njohur me një bashkëpunim të ri.
Por, mesa duket Gent Zenelaj nuk ka pranuar te bashkëpunojë në filmin e ri të Ermal Mamaqit, duke marrë pjesë vetëm Julian Deda, i cili ka ndërruar dhe model flokësh për xhirimet e pjesës.
Megjithatë Ermal Mamaqi nuk ka lënë pa i shkruar dy fjalë për aktorin e humorit, Gent Zenelajn.
“I lumtur që Jul Deda do jetë pjesë e filmit tim. Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli po hajt mo… herën tjeter..”– shkruan Ermal Mamaqi përkrah postimit me Jul Dedën.