Një avion me 27 pasagjerë në bord dyshohet se është marrë peng nga tre persona të paidentifikuar. SNN shkruan se Policia Ushtarake e Holandës ka rrethuar të gjithë aeroportin pasi po hetohet në lidhje me rastin në fjalë.
Alarmin e ka vënë vetë komandanti i aeroplanit, brenda të cilit ndodheshin 27 pasagjerët. Ai ka shtypur butonin “rrëmbim në bord” dhe më pas e gjithë ushtria ka zbarkuar në aeroport.
Ndërkohë dëshitarë të zonës tregojnë se tre burra të pajisur me thika po përpiqeshin të merrnin një aeroplan nën kontroll.
Incidenti mendohet se ka ndodhur në në një aeroplan të Air Europe që udhëtonte për në Madrid.