Panorama Sport sot në mbrëmje raportoi se klubi i Shënkollit (në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar) ka vënë në karantinë 3 futbollistë. Këta të fundit dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi, sepse janë me temperaturë.
Ata pritet që t’iu nënshtrohen tamponëve dhe nesër do të mësohet zyrtarisht nëse janë të prekur. Ende nuk janë bërë publike emrat, por thuhet se kanë takuar një person në spitalin e Lezhës, i cili ishte i infektuar nga COVID-19.
Sipas Dosja.al rezulton se asnjëri prej lojtarëve nuk ka ndonjë simptomë (as temperaturë).