Tre qytetarë kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët ishin nga Tirana dhe Fieri, të moshave 66 deri 80 vjeç.
Sakaq, janë kryer 645 testime, prej të cilave janë identifikuar 278 raste të reja.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Janë shëruar 975 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.