I ftuar këtë herë “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana, i cili i është përgjigjur pyetjeve të sinqerta të fëmijëve.
Loriku ka treguar se është i ndjeshëm dhe qan shpesh, duke kujtuar tre momentet kryesore që ka shpërthyer në lot, lindja e djalit, kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Europian dhe humbja e gjyshit, me të cilin ka qenë shumë i lidhur.
Ai foli dhe për fondacionin e tij “5”, numër të cilin e mbante dhe në xhaketë dhe u ka treguar fëmijëve se ka qenë numri që ai ka mbajtur në 13 vite të karrierës së tij me kombëtaren shqiptare të futbollit.
