Kufiri i moshës mes të miturve që shkaktojnë incidente të dhunshme në shkollat e vendit sa vjen e ulet, siç u zbulua në Heraklion të Greqisë ku tre gjimnaziste të moshës vetëm 13 dhe 12 vjeç dyshohet se kanë rrahur një shoqe të klasës dhe njëra ka filmuar edhe rrahjen me celularin e saj.
Ngjarja e re e dhunës brenda shkollës ka ndodhur pasditen e së enjtes, pas përfundimit të udhëtimit të shkollës së mesme në parkun “Eucalyptos”, në zonën e Kommeno Bedenit, raporton noa.al.
Për një arsye të panjohur dy nxënëset e mitura kanë debatuar ashpër me 13-vjeçaren e së njëjtës shkollë, e kanë dhunuar, kërcënuar dhe goditur me duar, duke e plagosur, ndërsa 13-vjeçarja po filmonte me video.
Nxënësja 13-vjeçare dhe nëna e saj denoncuan rrahjen në Komisariatin e Parë të Heraklionit, personat e së cilës arrestuan tre autoret e mitura dhe i dërguan në Prokurorinë e Heraklion.
Ato akuzohen për lëndim trupor, kanosje, fyerje dhe shkelje të të dhënave personale.
Tre prindër u proceduan penalisht për neglizhencë të mbikëqyrjes së tyre dhe më pas u lanë të lirë.