Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e grabitjes spektakolare të një dyqani mode në Nju Jork, ku 3 grabitës arritën të rrëmbenin çantë me vlerë 240 mijë dollarë vetëm në pak sekonda.
Tre grabitësit dallohen teksa thyejnë xhamat e dyqanit të Hermes, për të marrë prej aty vetëm 10 çanta shumë të kushtueshme.
E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit, në një prej zonave më të frekuentuara të Nju Jorku.