Leo Mesi kryeson listën e fotove më të pëlqyera në rrjete sociale, teksa ndiqet nga veza e famshme e “Instagramit”. Në vend të tretë renditet sërish një foto e sulmuesit argjentinas.
Pasi u bë fotoja më e pëlqyer në Instagram, veza filloi të “krisej”. Një ditë më parë zbuloi edhe arsyen. Me anë të një videoje, veza “shpjegoi” se arsyeja e krisjes ishte presioni i madh nga rrjetet sociale. Në video veza u drejtohet ndjekësve më fjalët: “Nëse edhe ju vuani nga e njëjta gjë, flisni me dikë”. Mesa duket personat që fshihen pas llogarisë së vezës më të famshme në botë kanë vendosur ta përdorin famën për një qëllim të mirë.