Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Tre shenjat e horoskopit që i marrin me nxitim romancat dhe hidhen me kokë në marrëdhëniet e reja

17:35 / August 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 shenjat e horoskopit qe mund te gjejne dashurine kete muaj 65efefdd9e387 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Dashët “hidhen me kokë” në marrëdhëniet e reja! Kjo shenjë nuk ka kurrë mungesë opsionesh, pasi ata mund të ndiejnë një shkëndijë për dikë që e shohin në lokal apo e njohin gjatë pushimeve dhe menjëherë do u çojnë mesazh miqve për t’i njoftuar se janë dashuruar sërish. Të lindurit e kësaj shenje në fillim veprojnë, pastaj mendojnë për vendimet e tyre, pra me fjalë të tjera, ata injorojnë çdo flamur të kuq në një histori të re dashurie. Kjo i bën ata shumë spontanë, ndaj ka shumë shanse që të nxitojnë në krijimin e një raporti të ri në çift.

Peshorja

Peshoret nuk mendojnë kurrë dy herë përpara se të fillojnë një lidhje të re. Ato udhëhiqen nga planeti i dashurisë dhe i bukurisë, gjë që ndikon në prirjet e tyre romantike. Peshoret kanë shumë dëshirë të ndihen të dashuruar dhe ky tipar tenton t’i vendosë ato në rrugën e shpejtë të përkushtimit. Ndërsa të lindurit e kësaj shenje janë shumë të mirë në pjesën e joshjes dhe tërheqjes ndaj njerëzve, ata nuk qëllojnë në shenjë kur vjen puna te zgjedhja e personit të duhur. Në vend që të marrin kohën e tyre dhe të bëjnë pyetje rreth vlerave dhe qëllimeve, ata gjejnë një ose dy cilësi që u pëlqejnë në një takim dhe e konsiderojnë të mbyllur të mbyllur si çështje.

Peshqit

Peshqit jetojnë për dashurinë. Në momentin që mbyllin sytë për dikë dhe ndiejnë një shkëndijë, ata menjëherë imagjinojnë gjithë jetën e tyre së bashku. Peshqit priren të jenë ëndërrimtarë dhe romantikë, shpesh duke e parë dashurinë përmes një lenteje idealizmi që i shtyn ata në krijimin e marrëdhënieve. Kjo shenjë Uji është gjithashtu shumë empatike, që do të thotë se ata janë të mirë në krijimin e lidhjeve dhe “urave emocionale” me persona të tjerë. Peshqit kalojnë me kënaqësi 12 orë në takimin e parë me një person dhe janë më të lumtur të flenë në shtëpinë e parnerit/es sesa vetëm në hapësirën e tyre.

Dashuri Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.