Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tre studio arkitekturore prezantojnë projektet për ndërtimin e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë

14:17 / May 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 05 06 at 12.20.38 1 720x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre studio të arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare kanë prezantuar projektet e tyre për ndërtimin e stadiumit të ri Flamurtari në Vlorë. Bëhet fjalë për 3 studiot arkitekturore FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë). Secila prej tyre prezantoi për 25 minuta projektin për stadiumin e ri të Vlorës.

Në prezantimin e saj studioja arkitekturore italiane FUKSAS e vuri theksin te stadiumi si qendër multifunksionale.

“Stadiumi si qendër multifunksionale, ideja jonë është që funksionimi i plotë i arkitekturës për stadiumin është një vend që mund të përdoret gjatë gjithë javës. Pjesa e pasme mund të përdoret në mënyrë të gërshetuar dhe të ketë funksion publik, fusha futbolli, bare. Kjo zonë të rijetëzohet”.

Studiot “Oppenheim Architecture” në bashkëpunim me “Commonsense” ishin të dytat në radhë në prezantimin e projektit, ku ajo që binte në sy ishte ndërtimi i kullave në të dy anët e stadiumit

“Duke patur kullat në të dy anët dhe të ndërtohet një tjetër e madhe aty ku është stadiumi dhe do t’i japë stadiumit hapësirën e vet. Qasja jonë drejt një hapësire të hapur, e nxjerrim përtej parametrave të një stadiumi sportiv, duke krijuar hapësirë dhe fusha të tjera sportive, pishinë dhe funksione sportive”.

E fundit që prezantoi projektin ishte studioja belge XDGAnë bashkëpunim me CMA Ltd. + Bollinger&Grohman Sarl. Sipas saj stadiumi do të jetë një gërshetim funksionesh në raport me ndërtesat ekzistuese.

“Stadium të plotë me të gjithë programet nuk është objekt ikonik dhe kala futbolli por gërshetim funksionesh në raport me ndërtesat ekzistuese. Tre nivele ndërtesash që bëjnë një të tërë. E para është stadiumi, e dyta fusha e trajnimit dhe fushat e sportit dhe një strukturë rreth e rrotull, një shëtitore e ngritur. Do të ofrojmë një rrugicë shërbimi, një zhvillim dhe lart saj qarkullimi për këmbësorët”.

Pak ditë më parë u shpallën edhe projektet fituese të ndërtimit të stadiumeve të Korçës dhe Durrësit, ndërkohë që kryeministri njoftoi se së shpejti do të nisë ndërtimi edhe për stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

WhatsApp Image 2023 05 06 at 11.30.51 1 576x720 1
WhatsApp Image 2023 05 06 at 11.30.51 509x720 1
WhatsApp Image 2023 05 06 at 12.20.37 1 1018x720 1
WhatsApp Image 2023 05 06 at 12.20.38 1 720x720 1 1

flamurtari Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.