Migrena është një nga “ngacmimet” nervore më bezdisëse që shfaqet krejt papritur dhe me vështirësi largohet.
Normalisht mund të përdorni ilaçe apo të bëni ushtrime fizike për të qetësuar dhimbjet, por këto ilaçe janë të përkohshme, që nënkupton se dhimbjet e kokës mund të largohen, por mund të rikthehen sërish.
Megjithatë, ja diçka tjetër që mund të bëni për t’i shëruar këto dhimbje – ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit!
Përderisa disa ushqime e nxisin migrenën, disa tjera ju ndihmojnë ta ndërtoni një mekanizëm mbrojtës kundër tyre dhe ta parandaloni atë.
Avokado
Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë frut të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lufton migrenën.
E pasur me antioksidantë si luteini dhe zeaxathini, avokado jo vetëm largon dhimbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.
Fiqtë
Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën.
Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht i parandalon dhimbjet e kokës.
Salmoni
I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trombocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës.
Ndër tjerash, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta luftoni migrenën.