Prej thuajse tre vitesh, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Ata asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, edhe pse janë parë shpesh bashkë.
Mirëpo, sipas burimeve pranë ‘Gazetës Shqiptare’ është mësuar se Albani dhe Çiljeta prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre.
Nuk dihet shkaku, megjithatë ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’ duke lënë të kuptohet se mund të jetë thjesht një sherr i momentit mes tyre.