Modelja Trejsi Sejdini është përmalluar për makinën e parë që i ka blerë I dashuri I saj Leonard Duka. Në një postim në Instagram, Sejdini shihet që ka pozuar krah një makine super luksoze të llojit “Audi”.
E veshur me pellush të kuq, Trejsi e bën mjaft të dukshme faktin që është kombinuar me mjetin e saj, të cilin e quan ‘lodër’.
“Kombinuar me lodrën time të vjetër,”– shkruan modelja krahas fotos dhe këtë përshkrim e shoqëron me një fytyrë të trishtuar, si për të treguar që i mungon kjo makinë.
Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka.