Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Trendi i martesave politike në Bllok gjatë kohës së diktaturës, oborri mbretëror, ku të rinjtë u thonin “lamtumirë halleve” /Video/

22:15 / November 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blloku komunizimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekzaltimi për Bllokun hasej kryesisht jashtë territorit të tij. Djemtë dhe vajzat single të popullit e ëndërronin lidhjen martesore të Bllokut si kulmi i fatit. Blloku perceptohej nga jashtë, nga të rinjtë beqar dhe prindërit e tyre si parajsë apo një lloj oborri mbretëror, ku do tu thoshin lamtumirë halleve.

“Kjo ishte një gjë interesante me regjimin komunist, sepse ato ishin për dashurinë e lirë si koncept. Tani bukuria e gruas në 60% të rasteve, blihet, por ka dhe diçka tjetër që dashuria mësohet”, tregon Spartak Ngjela, avokat.

Trendi i ri i martesave të rinjve të Bllokut me partner jashtë tij, mbi baza kryesisht pragmatike shtoi neopotizmin si fenomen shoqëror.

“Vajza dhe djemtë e bllokut do të martoheshin, ose brenda bllokut ose jashtë bllokut, shumica e martesave ka qenë me fëmijë jasht bllokut, me familje që kanë qenë politikisht të pastra”, tregon Prof. Dr Fatos Tarifa, Ish – Diplomat.

Djemtë e martuar me vajzat e udhëheqësve ngriheshin më shpejtë në karrierë dhe emëroheshin shefa, drejtorë, zyrtarë të rëndësishëm apo diplomat jashtë shtetit. Kurse vajzat e martuara me djemtë e Bllokut, pasi lindnin një apo dy fëmijë dhe merrnin frerët e familjes në dorë, shëndrroheshin në dama influenciale autoritare. Ato zakonisht punësoheshin në poste të rehatshme të institucioneve dhe të administratës.

Në një atmosferë të tillë nuk mungonin as flirtet dhe historitë rozë të fshehta. Ato nuk shpëtonin pa u pikasur nga rrjeti i informatorëve të Sigurimit, por mbuloheshin me kujdes në mbrojtje të privatësisë familjare të udhëheqjes së lartë. Më së shumti ishin lodra dashurie rastësore. Nuk ishin dashuri pasiononte nga ato që krijojnë zhurmë, skandal, fund tragjik deri në vetëflijim.

“Pushteti i madh i pa kontestueshëm është është toksik në njëfarë mënyre, në kuptimin e ndjenjave sepse zhvillon ndjenjat më tepër pragmatiste se sa sublime, vetëmohuese, dhe të hiqnin dorë nga këto “për hir të dashurisë”, siç ndodh në dashuritë e mëdha ku duhet të flijoheshe”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/531802477659696/?t=0

blloku Diktatura lamtumire halle martesat politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.