Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Trendi i ri i dobësimit, ëmbëlsira përpara bukës

22:04 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kek
Young beautiful happy girl enjoying delicious fresh sweet cheesecake close up
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ëmbëlsira përpara buke është shpesh si molla e ndaluar. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme, por edhe nënat apo gjyshet na kanë paralajmëruar prej kohësh që tu qëndrojmë larg ëmbëlsirave, sidomos përpara drekës.

Megjithatë, shkencëtarët pretendojnë se çelësi i të pasurit një peshë të mirë trupore, është ngrënia e ëmbëlsirave përpara vakteve. Një studim i Imperial College London doli në konkluzionin se ngrënia e ushqimeve të pasura me sheqer përpara një vakti është e dobishme. Duke ngrënë të ëmbla mbani nepsin nën fre.

Studimi u përqendrua tek oreksi dhe dëshira për glukozë, që gjendet tek çokollatat dhe ëmbëlsirat e ndryshme.

Përse duhen ngrënë të ëmblat përpara buke?

Glukoza është gjithashtu burimi kryesor i energjisë për trurin. Në tru gjendet një proteinë e trurit që mban emrin glucokinase. Ajo luan rolin e gardianit të glukozës.

Nëse nivelet e saj janë të ulëta, truri i thotë trupit të konsumojë më shumë ushqime të pasura me niseshte dhe sheqer. Kjo është një arsye përsa përpara çdo ushqimi, syri shkon direkt e të ëmblat.

Duke ngrënë në fillim ushqime të pasura me glukozë, truri do të jetë objektiv. Ai do të përcaktojë  sasinë e kalorive të mbetura për të cilat ka nevojë. Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë ta teproni me ushqime.

Nëse të ëmblat i konsumoni përgjatë vaktit, truri do ta ketë më të vështirë për të përcaktuar sa glukozë i nevojitet. Kështu, aktivizimi i sistemit të numërimit të kalorive do të vonohet. Gjasat e të tepruarit me ushqim do të jenë të mëdha.

Stili italian i të ushqyerit më i shëndetshmi

Shkencëtarët thonë se ushqime me niseshte si buka, makaronat dhe orizi janë më të pasura me glukozë dhe janë më të shëndetshme se ëmbëlsirat. Me fjalë të tjera, sekreti i të rënit në peshë është të hash si një Italian. Pjata e parë e një vakti Italian është orizi ose makaronat.

Sipas shkencëtarëve të Imperial College London, ky zbulim është shumë i rëndësishëm. Ai mund të shërbejë si shtysë për krijimin e ilaçeve të reja për rënien në peshë në mënyrë natyrale. Të dhënat e studimit të publikuara në revistën Journal of Clinical Investigation mund të përbëjnë pikënisjen e zhvillimit të kurave të reja për mbipeshën.

Buka dobesimi embelsira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.