Mëngjesin e kësaj të marte, në derën e zyrës së noterisë në pronësi të Esemeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, shpërtheu një sasi lëndë plasëse. “Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit (30 janar), në rrugën ‘Perlat Rexhepi’ dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihen autorët e vendosjes së tritolit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Po ashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tritol noterisë në ish-Bllok, flet pronarja Dauti: Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment