Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tritoli në banesën e babait të Leonard Dukës, fqinji: Dua dëmshpërblim, ç’kusur kam unë

10:29 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 79
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në banesën e 65-vjeçarit Muhamed Duka, babai i vëllezërve Duka. Njëri prej tyre, Leonard Duka njihet edhe si kundërshtari i Ervis Martinajt.

Në banesën e Dukës dhe fqinjit ka dëme materiale në dyer, mure dhe ashensor. Njëri prej tyre bën me dije se ky i fundit ka 4 vite që është larguar nga banesa dhe nuk ka pasur komunikim me të. Ai kërkon dëmshpërblim nga policia duke u shprehur se dëmet në banesën e tij kapin vlerën 3 milionë lekë të vjetra.

“Ç’kusur kam unë të paguaj kusuret e kriminelit? Kur s’kam asnjë lidhje, jam një pensionist. I bëj thirrje shtetit dhe bashkisë që të më bëjë derën! Bëra gjilpërën sepse e kisha tensionin 19! Është hera e parë që është vendosur tritol për shkak të konfliktit që kanë pasur komshijtë, që janë larguar prej 4 vjetësh. Nuk dihet se ku janë, s’kemi asnjë marrëdhënie me ta.

Shtëpia është e mbyllur, ka kamera te dera, nuk vjen njeri këtu. Unë kërkoj dëmshpërblim. Policia vinte dhe bënte kontrolle, sepse donte të kapte zotërinjtë dhe nuk i kaptë dot. Është kapur vetëm djali i madh Leonard Duka në Belgjikë. Muhamedin s’e kam takuar këtu e katër vjet. Persona të dyshimtë s’kemi parë. Policia ka marrë dëshminë. Më kanë thënë që do të çojmë derën”,-tha ai.

Leonard Duka Muhamed Duka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.