Policia po heton në dy pista në lidhje me tritolin e vendosur në derë të banesës së Muhamet Dukës, babai i Leonard Dukës, i njohur si kreu i klanit Duka. Policia po heton nëse tritoli mund të jetë një mesazh nga grupet kriminale rivale për shkak të konflikteve të vjetra të dy djemve të 60-vjeçarit.
Ata kanë pasur disa herë përplasje me grupin e Ervis Martinajt. Saga e përplasjeve ka nisur pikërisht me rrëmbimin dhe dhunimin e Muhamet Dukës nga ana e Ervis Martinajt disa vite më parë.
Më pas vëllezërit Duka dyshohet se u hakmorën duke vrarë mikun e Martinajt, ish policin Santiago Malkos. Pista e dytë ku po hetohet është ajo e një inskenimi të mundshëm nga vëllezërit Duka për të shmangur ekstradimin nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare.