Presidenti Ilir Meta ka reaguar për fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Hungarisë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Meta ka publikuar një foto të lojtarëve të kombëtares teksa festojnë pas golit spektakolar të Armando Brojës.
Kreu i shtetit shprehet se kjo ishte një fitore e shumëpritur që rikthen ëndrën e madhe të kuqezinjve.
“Një fitore e shumëpritur, që rikthen ëndrrën e madhe! Urime kuqezinjve” – shkruan Meta.