Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Trondit Anila Hoxha: Mu vra shoqja më e mirë, ishte moment…

23:05 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “E Diell” ka folur për rrugëtimin e saj drejt asaj çka përfaqëson sot, gazetare që ndjek çështjet e nxehta të drejtësisë.

Hoxha tha se beson që disa gjëra në jetë janë të parashkruara, “që ti do të ecësh në këtë trase dhe do të japësh këtë kontribut”, dhe në të shkuarën ajo ka pasur disa histori që tanimë që shkon pas, e kupton se ishte e paracaktuar që ajo të ndodhej këtu ku gjendet sot.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Kemi një foton tënde 20-vjeç, kemi qejf ta shohim içik.

Anila Hoxha: Ahh, kjo është një surprizë e shoqeve të mia. Këto dy vajzat këtu janë Ivana që jeton në Angli dhe Suela në Amerikë. Janë larguar. Kjo është koha e universitetit

Manushi: A ke kujtime të bukura nga koha e universitetit?

Hoxha: Kam sepse pas meje vjen vëllai im në shkollë të lartë dhe për prindrit e mi ka qenë shumë e vështirë të mbash dy fëmijë në shkollë. Në vitin e dytë kam marrë një çmim për letërsi në poezi, të rinjtë e Evropës Juglindore.

Pastaj në vitin e dytë të shkollës së lartë, Kozeta Hyseni, vajza e një prokurori të Vlorës vritet. Kjo është një ngjarje që nuk është zbardhur akoma.

Unë them që ca gjëra janë të parashkruara, që ti do të ecësh në këtë trase dhe do të japësh këtë kontribut. Sepse unë ndërkohë e kisha kaluar një histori.

Manushi: Ça historie është kjo?

Hoxha: Kushërira ime, me të cilën unë jam rritur tek gjyshrit nga ana e mamit, rrëmbehet në ’97-ën nga një person dhe mbasi gjendet nga Policia ai insistoi që ajo të martohej me të, madje këmbënguli shumë, por ajo nuk pranoi. Në gjykatë ajo tregoi personin kush ishte me gisht në mes të sallës. Ky përbënte rastin e parë ku një femër shumë e gjallë, me kurajo, tregoi dhe i qëndroi deri në fund asaj historisë së saj pavarësisht ndikimit të njerëzve që i thoshin martohu. Pati një insistim të çuditshëm nga njerëzit, të cilët u ndanë në disa pjesë, por ajo ia doli ti qëndronte deri në fund historisë së saj.

anila hoxha rrefim shoqja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.