Deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se i ka kërkuar dorëheqje drejtpërdrejt Presidentit Meta.
Gjuzi shprehet se Ilir Meta ka dijeni dhe përgjegjësi kryesor për bombat që janë vendosur në Shqipëri nga grupi i Niklës.
“Meta mban përgjegjësi për bombat që janë vendosur në Shqipëri nga grupi i Niklës vetëm pasi kam vajtur unë në Nikël situata është qetësuar. Ai mban përgjegjësi pasi ka marrë pjesë në fushatë si president. Meta do mbajë përgjegjësi për aferat korruptive”, tha Gjuzi për AlpeNews.