“Kurrë mos thuaj kurrë, “never say never”, kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më,” tha Berisha në intervistën e tij për kanalin televiziv që financohet nga familja e tij.
Pas kësaj deklarate të Berishës, ka reaguar dhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Ai tha se e ka parashikuar këtë lëvizje një muaj më parë.
Sipas tij kjo vjen pasi do mbrohet nga Amerika.
“Një muaj më parë deklarova në Top-Channel që Berisha do rikthehet kryetar i PD por shumë pak më besuan.
– kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës
– kjo është arsyeja që e mban Lul Bashën si “shishe qumshti” për të mos i zën askush rradhën, por të rikthehet, duke i thënë Lulit: Ik pirdhu tani, ma lësho karrigen.
Me Bashën ka marrveshje dhe e largon me dorëheqje në çdo moment. Kjo është lëvizja e fundit për tu mbrojtur AMERIKA”, shkruan Spahiu.