Situata e Icardit është dramtikë kjo për faktin se klubi i Interit i hoqi atij shiritin e kapitenit.
Për këtë arsye numri 9 nuk ka luajtur në 4 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kofshe.
Por TuttomercatoWeb ka turbulluar tifozët e Interit ku bën me dije se Icardi do të transferohet tek Interi.
Në fakt gazetari i TuttomercatoWeb Tancredi Palmeri, ka treguar se për Icardin Interes ka shfaqur dhe Napoli, por Interi ka vendosur ta shesë sulmuesin agjetinas te Juventusi.
De Laurentiis i ofron 9 milionë euro neto,sulmuesit te interit, plus 2 milionë euro bonuse në rast se ai i bashkohet Napolit.
Por në profilin e tij të “Twitter”, gazetari vazhdon të bëjë bujë: “Interi ka vendosur ta shesë atë te Juventusi”.
Drejtuesit e Juventusit, në fakt ka punuar për ditë me radhe duke marrë reagime pozitive nga klubi dhe lojtari.