Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tronditet Italia, forumi online publikon fotot intime të Giorgia Melonit dhe dhjetëra grave politikane italiane

21:39 / August 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga Giorgia Meloni dhe të tjera emra politikanesh gra, ndër figurat politike italiane të njohura, kanë rënë pre e një sulmi online ku fotot e tyre intime të publikuara nga një forum, po bëjnë xhiron në rrjet.

Forumi, i krijuar në vitin 2005, me mbi 200 mijë anëtarë, përmban mijëra imazhe të vjedhura nga rrjetet sociale të grave të zakonshme dhe figurave publike, shpesh të retushuara e të shoqëruara me fraza fyese e vulgare.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta ku denoncimi i parë erdhi nga Valeria Campagna, nënsekretare e Partisë Demokratike në Lacio e cila u shpreh kundër relativizimit të kësaj situate, pasi sipas saj, ngacmimet nuk janë komplimente.

Mes emrave të përfshirë në të ashtuquajturin “seksioni VIP i” portalit Phica.eu, shfaqet kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, motra e saj Arianna, si dhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

Edhe pse e pyetur, kryeministrja Meloni zgjodhi të mos komentojë, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në ditët në vijim.

Në listën e gjerë të forumit shfaqen gjithashtu politikanet Mara Carfagna dhe Mariastella Gelmini (Noi Moderati), Maria Elena Boschi (Italia Viva), Chiara Appendino (M5S), si edhe ministrja e Arsimit, Anna Maria Bernini dhe ajo e Turizmit, Daniela Santanché.

Ky skandal vjen pas një tjetër rasti të ngjashëm, grupit në Facebook “My Ëife”, ku shpërndaheshin imazhe të vjedhura të grave nga partnerët e tyre, duke krijuar një “arkiv dixhital”.

Kryetarja e grupit të PD-së në këshillin bashkiak të Latinës, Campagna, tregoi se fotot e saj ishin publikuar pa pëlqimin e saj:

“Jo vetëm imazhe me rroba banje, por edhe momente nga jeta ime publike dhe private. Privatësia ime u shkel dhe u shoqërua me komente fyese si: ‘Do doja t’i shihja këmbët, por gjoksi duket i shkëlqyer’ ose ‘Sa seksi duket në këtë veshje të ngushtë’.”

“Sot ndihem e neveritur, e zemëruar, e zhgënjyer. Por nuk mund të rri në heshtje, sepse kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me të drejtën tonë për të qenë të lira dhe të respektuara”, tha Campagna e zemëruar.

Policia postare italiane ka hapur një hetim mbi portalin Phica.eu. Campagna theksoi se kishte zbuluar një seksion të tërë të dedikuar për të në pjesën “gratë në politikë”, duke theksuar se shumë nga komentuesit duket se ishin njerëz nga qyteti i saj, që ndiheshin të lirë të flisnin për trupin e saj si të ishte “pronë e tyre”.

Në vijim edhe eurodeputetja, Alessandra Moretti denoncoi forumin, pasi zbuloi se prej vitesh i ishin vjedhur dhe modifikuar fotot e programeve televizive.

Të njëjtën gjë raportoi deputetja Lia Quartapelle, ndërsa ish-deputetja Alessia Morani paralajmëroi se është gati të ndërmarrë veprime ligjore, duke e quajtur publikimin e fotove pa pëlqim një sulm ndaj dinjitetit të grave.

Foto intime meloni politikane tronditje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.