Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Tronditet Korça, zbulohet një protestues!

20:18 / August 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lutfi dervishi 2048x1293 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lufti Dervishi

Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një gur në dorë. I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën. Goditi një xham të godinës së bashkisë. Ky burrë, në moshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më. Mediat kombëtare e morën videon e publikuar, nga vetë protestuesi në TikTok, dhe ia përcollën menjëherë per analizë të detajuar institucioneve kompetente.

Zyrtarisht thuhet se protestuesi është ndaluar nga policia, por burime shumë familjare me ngjarjen, thonë se ai është dërguar për ekzaminim mjeksor jashtë vendit. Ekspertët kanë vënë re sjellje devijante, pasi kanë konstatuar se i riu nuk kishte as selfie, nuk punonte si influencer, nuk ishte paguar dhe më e çuditshmja, nuk ishte anëtar partie.

Shkencëtarët thonë se do të analizojnë trurin e tij për të kuptuar se çfarë e shtyn një njeri normal të reagojë, në vend që të shkruajë një koment anonim në Facebook apo në Instagram? Analistët e shpjegojnë aktin e të riut si pasojë e temperaturave të larta të ditëve të fundit. Megjithatë zyrtarisht autoritetet nuk kanë sqaruar se çfarë do të bëjnë me këtë protestues, një specie e mbijetuar nga koha kur njerëzit mendonin me mendjen e tyre

Sjellja e protestuesit nuk përcaktohet ende në Kodin e ri Penal, por po shqyrtohet futja e një neni të posaçëm: Neni 1099/1-Reagimi pa miratim paraprak. Dënimi: nga 30 ditë heshtje publike dhe 6 muaj bërje like dhe komente pozitive (Bravo, ju lumtë,) në postimet e ministrave dhe kryeministrit. Në të njëjtën kohë UNESCO po shqyrtohen mundësine që veprimi i tij të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar shpirtërore!

Korça Lufti Dervishi protestues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.