Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tronditet SHBA/ Vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë

22:40 / November 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHBA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së janë vrarë në Uashington këtë të mërkurë.

Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u pyetur lidhur me ngjarjen.

Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin.

Nuk është ende e qartë nëse anëtarët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri.

Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.

Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.

“Kafsha që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare është gjithashtu plagosur rëndë. Ai do të paguajë një çmim shumë të lartë”.

Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën dhe Presidenti Trump është informuar mbi zhvillimet. Pjesë të aeroportit të Uashingtonit janë pezulluar për arsye sigurie, dhe fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan janë ndaluar.

Policia e Uashingtonit ka marrë masa të sigurimit, duke rrethuar zonën e ngjarjes me shirita të verdhë dhe duke dërguar disa automjete të emergjencës. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.

garda kombetare SHBA tronditet Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.