Para pak minutash mësohet se një tërmet ka goditur Kosovën, ku është ndjerë edhe në Shqipëri.
Nuk dihet ende se sa ka qenë intensiteti i lëkundjes, por në Twitter, faqja e EMSC, ka njoftuar se lëkundjet janë ndjerë në Komunën e Prishtinës.
Po ashtu e njëjta faqe ka bërë të ditur se pak minuta më vonë lëkundje ka pasur edhe në Tiranë.