Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump: Çështja e abortit të vendoset nga secili shtet

21:43 / April 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati republikan për president Donald Trump tha të hënën se ligjet për kufizimin e abortit duhet të përcaktohen nga secili shtet, duke shmangur një qëndrim të qartë mbi propozimin për ndalimin kombëtar të abortit dhe duke zgjedhur të mbajë një qëndrim më të moderuar në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”, ish Presidenti Trump tha se mbështeste abortin në rastet e përdhunimit, incestet apo kur rrezikohej jeta e nënës. Ai po ashtu konfirmoi se mbështet mundësinë e fertilizimit artificial.

Ai nuk përmendi ndalimin kombëtar të abortit pas një periudhe të caktuar të shtatëzënisë, duke mos marrë parsysh shpresat e shumë mbështetësve konservatorë dhe fetarë të tij se ai do t’i përkrahte kufizimet në nivel kombëtar në rase se do të merrte përsëri drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Më herët ai kishte sinjalizuar mbështetjen për një kufizim në nivel kombëtar të abortit pas javës së 15 të shtatzënisë. Në video-mesazhin e sotëm zoti Trump theksoi rëndësinë për të fituar zgjedhje.

“Për këtë çështje duhet të ndiqni zemrën. Por mos harrroni, ne duhet të fitojmë zgjedhjet që të mund të kthejmë traditën tonë dhe në fakt të shpëtojmë atdheun, që fatkeqësisht, aktualisht, është në rënie”, tha zoti Trump.

Trump është shprehur krenar për rolin që luajti që Gjykata e Lartë në vitin 2020 përmbysi vendimin e vitit 1973, të njohur si “Roe kundër Wade” duke i dhënë fund mbrojtjes federale për të drejtën për abort, duke aluduar se një gjë e tillë u bë e mundur falë votave nga tre anëtarët konservatorë të Gjykatës që i emëroi ai.

Presidenti demokrat Joe Biden, që po kërkon një mandate të dytë, i ka kthyer në çështje qendrore të fushatës së tij kundërshtitë e ish Presidentit Trump për qasje ndaj abortit.

“Donald Trump po shpreh publikisht mbështetjen që shtetet të ndalojnë çdo abort, përfshirë ndalimin e të drejtës për abort, pa asnjë përjashtim. Dhe ai po mburret për rolin e tij në krijimin e këtij mjedisi ferri”, shkroi të hënën Ammar Moussa, drejtor në fushatën elektorale të Presidentit Biden.

Që kur njoftoi kandidimin në fund të 2022 ish Presidenti Trump i ka qëndruar larg çështjes së abortit, duke pasqyruar vështirësitë e Partisë Republikane për të përcjellë një mesazh që do të minimizonte pasojat politike të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ndërsa amerikanët priret të pranojnë kufizimin e abortit pas 3 muajve të pare të shtatzënisë, anketimet tregojnë se një shumicë e konsiderueshme preferojnë që vendimi t’i takojë gruas dhe mjekut, jo qeverisë.

aborti Shtetet trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.