Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump dhe Harris fushatë në shtetet që vendosin

22:24 / November 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harris trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Donald J. Trump dhe nënpresidentja Kamala Harris në orët e fundit të fushatës i kanë përqendruar energjitë e tyre në Pensilvani. Një shtet që të dy kandidatët e shohin si kritik dhe përcaktues për fituesin e Shtëpisë së Bardhë pasi ka 19 vota elektorale.

Ish-Presidenti Donald J. Trump me herët mbajti një fjalim 90-minutësh të mbushur me ankesa në Karolinën e Veriut. Ai u tall me pyetjet rreth moshës dhe mprehtësisë së tij mendore dhe u kërkoi mbështetësve të qëndrojnë të fortë, duke thënë: Ky do të jetë momenti ynë i fundit. Pas Karolinës së Veriut, zoti Trump vijon takimet në Pensilvani dhe përmbyll fushatën në Miçigan.

Zonja Harris po përqendron të gjithë energjinë e saj në Pensilvani. Ajo ka katër takime, dhe shoqërohet nga personazhe të famshëm, duke përfshirë Katy Perry, Lady Gaga dhe Oprah Winfrey, dhe do ta përfundojë axhendën e saj në Filadelfia.

Gara presidenciale sipas sondazheve paraqitet e ngushtë. Fushata e trazuar e vitit 2024 në të cilën presidenti demokrat në detyrë u tërhoq disa javë përpara konventës së emërimit të partisë së tij dhe kandidati republikan u mbijetoi dy tentativave për vrasje, po përfundon në një atmosferë pasigurie ekstreme, me një elektorat thellësisht të ndarë.

Sondazhi i fundit i New York Times në Pensilvani, i publikuar të dielën, e gjeti garën të barabartë, me të dy kandidatët që morën mbështetje nga 48 përqind e votuesve të mundshëm.

Kujtojme se kanë kaluar 720 ditë që kur zoti Trump njoftoi se do të kandidojë sërish, 106 ditë që kur zoti Biden përfundoi fushatën e tij dhe 91 ditë që kur zonja Harris siguroi nominimin demokrat.

harris Shtetet trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.