Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka informuar homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish evropiane për takimin e tij me Presidentin rus Putin.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer gjithashtu ishin pjesë e kësaj telefonate, e cila zgjati pak më shumë se një orë, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE-së të shtunën..
Zelenskyy ka bërë me dije se të hënën do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një takim me Donald Trump. “Do të takohem me Presidentin Trump në Uashington, D.C., të hënën për të diskutuar të gjitha detajet që lidhen me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X. “Ne mbështesim propozimin e Presidentit Trump për një takim trepalësh midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivel udhëheqësish dhe se një format trepalësh është i përshtatshëm për këtë qëllim”, shtoi Zelensky.
