Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë gati të ndërhyjnë nëse Irani vret protestues, pasi gjashtë persona vdiqën gjatë protestave për koston e jetesës në vend.
“Nëse Irani qëllon dhe vret protestues paqësorë, siç është zakon i tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vijnë në ndihmë”, tha Trump në një postim në Truth.
“Ne jemi gati të ndërhyjmë dhe të gatshëm të veprojmë”, theksoi ai.
