Teksa Turqia po përgatitet të nisë një operacion ushtarak në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, një kërcënim i hapur për Ankaranë vjen nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Erdogan, se do t’i shkatërrojnë totalisht ekonominë, nëse ushtria turke “kalon kufinjtë” në Siri.
“Siç e kam theksuar me forcë më parë, thjesht për ta përsëritur: Nëse Turqia bën diçka që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, konsideroj të jetë përtej kufijve, unë do ta shkatërroj totalisht ekonominë e Turqisë (e kam bërë më parë!)”