Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump nuk ndalet, kërkon edhe Groenlandën

08:05 / January 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5970
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm dy ditë pas rrëmbimit të Nicolas Maduros dhe dërgimit të tij në SHBA, Presidenti Donald Trump ka hapur një tjetër front: Groenlandën. Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se SHBA-të ka nevojë urgjente për këtë territor, pasi “është i rrethuar nga anije ruse dhe kineze”.

Trump e ka bërë të qartë se ambicia e tij nuk kufizohet vetëm te nafta e Venezuelës. Ai kërkon Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke e parë si pikë strategjike kundër Rusisë dhe Kinës.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka lëshuar paralajmërime të forta edhe për Kubën.

“Po të isha në vendin e qeveritarëve të tyre, nuk do të flija i qetë. Do të na duhet të merremi edhe me atë vend“, tha ai.

Ndërkohë që Maduro pret gjyqin në Nju Jork, njeriu kryesor i operacionit në Venezuelë është pikërisht Rubio.

Ai po cilësohet nga mediat si mëkëmbësi i Amerikës në Venezuelë. Rubio, i cili flet spanjisht, po negocion drejtpërdrejt me zëvendësen e Maduros, Delcy Rodriguez.

Plani i Rubios është të “drejtojë nga distanca” Venezuelën, duke u dhënë urdhra zyrtarëve vendas. Mesazhi është i qartë: Kush bashkëpunon, shpëton. Kush nuk dëgjon, do të përballet me një sulm të dytë amerikan, edhe më të rëndë se i pari.

Trump dhe Rubio i kanë vendosur disa “detyra shtëpie” qeverisë së përkohshme në Venezuelë:

Ndalimin e trafikut të drogës dhe bandave kriminale.

Rinisjen e nxjerrjes së naftës nga kompanitë amerikane.

Prerjen e marrëdhënieve me Iranin dhe grupet si Hezbollahu.

Dëbimin e rebelëve kolumbianë (FARC dhe ELN).

greonlandën nuk ndalet Presidenti SHBA trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.