Cifti Tuna dhe Patris Berisha janë ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Patrisi sot publikoi një foto të ëmbël bashkë me Tunën dhe djalin.
Ata shfaqen të veshur me veshje sportive ndërsa po shijonin ditën me diell në natyrë bashkë me vogëlushin e tyre, Tianin.
Mirëpo kësaj here ajo që ka marrë vëmendjen e shtypit rozë është veprimi i Robert Berishës, vëllait të Patrisit. Dihet tashmë që ai dhe Tuna nuk kanë marrëdhënie të mira, madje nuk flasin.
Por fotoja e Patrisit ka marrë pëlqimin e Robertit. Nuk harrojme ketu se Roberti ka deklaruar se marrëdhënia e tij me Tunën nuk ndikon në raportin që ka me vëllain dhe nipin.