Kryeministri Edi Rama nga ndarë fotot nga nënshkrimi i marrëveshjes tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shreh se kjo është një marrëveshje strategjike.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e ditës së djeshme në Abu Dhabi, ku u nënshkrua një marrëveshje strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë, si edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në Facebook.