Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e falënderimeve për fitoren e thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Turi nisi këtë të premten në Shkodër, që Rama e cilësoi si kryefjalën e këtyre zgjedhjeve. Pas Shkodrës, ndalesa e radhës për kryeministrin do të jetë Mati, një nga zonat ku socialistët fituan thellë, duke i besuar një mandat të dytë kryebashkiakut Agron Malaj.
“E hënë, datë 22.05.2023, ora 15:00, në sheshin “Ahmet Zogu”, Kryeministri Edi Rama zhvillon takimin falenderues në qytetin e Burrelit. Jeni të mirëpritur!“-shkruan Malaj përmes një postimi në facebook.
