Dy predha, ende aktive, janë gjetur ditën e sotme nga turistë amerikanë, në zonën e Ballabanit në Këlcyrë.
Turistët ishin duke përshkuar me këmbë rrugën nga fshati Kumarak për në fshatin Kondas, kur janë ndeshur me predhat e luftës së dytë botërore me përmasa rreth 30 cm. Për gjetjen e predhave është njoftuar edhe policia.