Veç bregdetit në Lezhë ka marrë vëmendje edhe turizmi historik. Kalaja mesjetare e qytetit është një prej aseteve më të vizituara gjatë këtij sezoni veror.
Jo vetëm për historisë dhe vlerat arkitekturore, ky aset preferohet edhe për pamjen e mrekullueshme që të servir, kur ngjitesh në kodrën ku edhe ndodhet kalaja.
Por vizitoret kërkojnë investime në këtë aset historik i cili ka degraduar, duke nisur që nga ura hyrëse e cila është kalbur, e po ashtu probleme ka dhe në një pjese të mureve të kalasë, të cilët kanë lëvizur dhe rrezikojnë të bien.
“Vij nga Italia. Për herë të parë këtu. Kalaja shumë e bukur. Të bësh gjithë këtë investim e mos të bësh rrugën. Edhe mbeturinat duhet të hiqen”, tha një emigrant.
“Kalaja është shumë e bukur. Një vend i bukur. Shohim detin nga këtu”, tha një i huaj.
Kalaja e Lezhës është pjesë e monumenteve të kulturës të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe shumë shpejt pritet që të nisë ndërhyrja përmes fondeve të alokuara nga Bashkimi Evropian.