Një 50-vjeçar amerikan është ndaluar nga policia e Romës, pasi dëmtoi dy skulptura brenda Muzeut të Vatikanit duke i hedhur në tokë.
Dy bustet antike antike, të cilat ishin të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti, u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit.
50-vjeçari tentoi të arratisej, por u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit.