Ditën e sotme, producenti i “Duplex”, Turjan Hyska, feston 34-vjetorin e lindjes së tij.
Ndër të parat urime që ka marrë, ka qenë ai i mikut dhe kolegut të tij, Julian Dedës, i cili ka publikuar në Instagram një foto krahas Turit, duke i bërë urimin më epik për ditëlindje.
“Ky djali ka një ves të keq, i harron çelësat e makinës gjithkund. Nëse gjeni një portofol në rrugë, është i tij. Ka rrezik as sot nuk i shkon mendja se ka ditëlindjen. T’ia kujtojmë pak? Turjan, u bëfsh 100 vjeç. Energjia për të bërë punë të mira kurrë mos t’u pakësoftë.
P.s. Kam një lajm të mirë për ty vlla. Së shpejti do hyjë në modë teletransportimi dhe kleringu universal, që ti te mos kesh nevojë as për çelësa makine, as për portofol.”- shkruan Juli me humor krahas fotos.