Trajtimi i historisë së Luizit mbrëmë në “Big Brother VIP” ka sjellë reagime të shumta.
Ai doli nga shtëpia për të kryer disa ekzaminime në spital pas rrëfimit se është i sëmurë nga një sëmundje e rëndë, ku më pas mjekja e spitalit në një lidhje të direkte me spektaklin deklaroi se Luizi gëzon shëndet të plotë.
Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Shaqir Cervadiku është shprehur i zhgënjyer me Arbanën dhe me gjithë produksionin, të cilët sipas tij kanë luajtur me ndjenjat e Luizit, familjes dhe publikut.