Autoritetet turke ka kapur rreth 1.2 ton kanabis i modifikuar gjenetikisht, i cili vinte nga Shqipëria, ndërsa janë vënë në pranga 7 persona, prej të cilëve 4 shqiptarë.
Mediat turke shkruajnë se janë zhvilluar dy operacione paralele, ku krahas 1.2 tonëve kanabis janë sekuestruar edhe 550 mijë pilula ekstazi.
Sipas medieve turke, thuhet se autoritetet kishin informacione prej disa ditësh për ngarkesë, dhe e kishin ndjekur atë ku ishte zbuluar se droga ishte fshehur në mesin e thasëve të ushqimeve për kafshë.
Droga e kapur arrin në vlerën e 44 milionë lira turke, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve.