Autoritetet turke kanë arrestuar 218 persona, pasi dyshohet se nuk kanë ndërtuar apartamente sipas standardeve dhe për këtë arsye ato janë shembur nga tërmetet që goditën jugun e vendit në fillim të muajit shkurt.
Në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria janë gjetur përgjegjës gjithsej 869 persona.
Deri më tani, janë arrestuar 218 persona, ndërsa për 151 të dyshuar të tjerë janë lëshuar urdhër arresti.