Ministri turk i energjisë, Fatih Donmez, thotë se Turqia ka filluar të paguajë gazin natyror nga Rusia në rubla. Në një intervistë për “TRT Haber”, ministry Donmez tha se në muajt e ardhshëm se pagesat në monedhën vendase në tregtinë e energjisë me Rusinë do të rritet.
E goditur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, Rusia kërkon që blerësit e energjisë së saj të paguajnë në rubla për të ndihmuar në forcimin e monedhës së saj. Shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare të energjisë zgjidhen në dollarë amerikanë ose euro.
Turqia po përpiqet gjithashtu të nxisë tregtinë duke përdorur lirën, e cila është goditur nga politikat monetare. Sjellim në vëmendje se Ankaraja dhe Moska kanë ranë dakord në Shtator për të filluar pagesat me rubla për furnizimet me gaz natyror.